Gërvalla: Koalicioni ynë fitues nuk bën pazare në kurriz të funksionimit të institucioneve
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka theksuar se koalicioni që fitoi zgjedhet ka ofruar vazhdimisht alternativa për të zgjidhur bllokadën politike dhe për të siguruar funksionimin e institucioneve. Ajo ka shtuar se, megjithatë, nuk janë bërë pazare për të arritur një marrëveshje, duke theksuar se nuk do të pranojnë kompromise që…

Lajme
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka theksuar se koalicioni që fitoi zgjedhet ka ofruar vazhdimisht alternativa për të zgjidhur bllokadën politike dhe për të siguruar funksionimin e institucioneve.
Ajo ka shtuar se, megjithatë, nuk janë bërë pazare për të arritur një marrëveshje, duke theksuar se nuk do të pranojnë kompromise që dëmtojnë shtetin.
“Ne kemi ofruar në vazhdimësi alternativa për të dalë nga kjo bllokadë, dhe çfarë nuk kemi ofruar janë pazaret. Koalicioni ynë fitues nuk bën pazare në kurriz të funksionimit të institucioneve”, shkruan Gërvalla.