Vizita në Malajzi ishte frytdhënëse, Osmani falënderon mikpritësit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar vizitën zyrtare në Malajzi. Kjo vizitë ishte tejet e frytshme, pasi jo vetëm që u diskutua forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, atje u hap edhe Ambasada e Republikës së Kosovës. Edhe presidentja u shpreh e lumtur me rezultatet e këtij udhëtimi që u shoqërua me…

Lajme

03/05/2025 17:08

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar vizitën zyrtare në Malajzi.

Kjo vizitë ishte tejet e frytshme, pasi jo vetëm që u diskutua forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, atje u hap edhe Ambasada e Republikës së Kosovës.

Edhe presidentja u shpreh e lumtur me rezultatet e këtij udhëtimi që u shoqërua me dhjetëra takime të nivelit të lartë.

“Kosova dhe Malajzia – një partneritet që e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës.

Kjo vizitë ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë.

Faleminderit! Terima Kasih!”, shkroi Osmani në Facebook, duke publikuar një galeri fotografish me momente të ndryshme nga vizita.