Balde dhe Lewandowski pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj Inter
Të martën e ardhshme, Interi dhe Barcelona përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Rezultati i ndeshjes së parë ishte 3 me 3 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese. Trajneri i skuadrës spanjolle, Hansi Flick mori lajme të mira, me dy futbollistë që mund të rikthehen në një ndeshje kaq të rëndësishme. Alejandro Balde…

Sport
Të martën e ardhshme, Interi dhe Barcelona përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.
Rezultati i ndeshjes së parë ishte 3 me 3 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese.
Trajneri i skuadrës spanjolle, Hansi Flick mori lajme të mira, me dy futbollistë që mund të rikthehen në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Alejandro Balde dhe Robert Lewandowski synojnë të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Interit, me të dy që pritet të jenë pjesë e skuadrës, me sulmuesin polak që ka një situatë më të ndërlikuar, por që pritet të ketë minuta.
Situata është shumë më e mirë për Balde, i cili sipas raportimeve nga Spanja, do të jetë titullar.