Skuteri bie në pusetën e hapur në Breg të Diellit, raportohet për një të lënduar
Një person raportohet se ka mbetur i lënduar, pasi ra me skuter në një puset që nuk kishte kapak në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Sipas fotografive të publikuara, shihet se skuteri ka ngecur në puset. Lidhur me rastin policia ende nuk ka dhënë detaje.
