Tahiri: Reagimi i pushtetit ndaj mediave tregon se bashkëqeverisja PDK-VV është e paimagjinueshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se edhe në ditën kur publikohet raporti i Reporterëve pa Kufij, pushteti nuk ndalet së sulmuari mediat. Tahiri përmes një postim në rrjetin social Facebook, ai është shprehur se ky reagim flet më shumë se çdo raport, sipas tij, tregon fytyrën e vërtetë të…

Lajme

02/05/2025 21:41

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se edhe në ditën kur publikohet raporti i Reporterëve pa Kufij, pushteti nuk ndalet së sulmuari mediat.

Tahiri përmes një postim në rrjetin social Facebook, ai është shprehur se ky reagim flet më shumë se çdo raport, sipas tij, tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti dhe frikën e tyre nga fjala e lirë.

“Këmbëngulja që mediat duhet të kontrollohen është shenjë e qartë e mendësisë autoritare që i udhëheq. E ardhmja që ata duan është një vend pa zë kritik, pa liri mediatike dhe pa demokraci të vërtetë”.

“Dallimet tona me ta janë aq të mëdha, sa bashkëqeverisja mes PDK-së dhe VV-së është e paimagjinueshme. Liria e shprehjes nuk negociohet!”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Edhe në ditën kur publikohet raporti i Reporterëve pa Kufij, pushteti nuk ndalet së sulmuari mediat!

Ky reagim flet më shumë se çdo raport: tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti dhe frikën e tyre nga fjala e lirë.

Këmbëngulja që mediat duhet të kontrollohen është shenjë e qartë e mendësisë autoritare që i udhëheq. E ardhmja që ata duan është një vend pa zë kritik, pa liri mediatike dhe pa demokraci të vërtetë.

Dallimet tona me ta janë aq të mëdha, sa bashkëqeverisja mes PDK-së dhe VV-së është e paimagjinueshme.

Liria e shprehjes nuk negociohet!