Kosova hap Ambasadën në Malajzi, e përuron presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është hapur Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është një dritare e re për vendin, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë. “Një prani edhe më e fuqishme diplomatike…

Lajme

02/05/2025 17:33

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është hapur Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është një dritare e re për vendin, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë.

“Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi”.

“Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet”, ka thënë Osmani.