Sa para harxhoi LDK për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Nga këto raporte del se Lidhja Demokratike e Kosovës përgjatë kësaj fushate ka shpenzuar gjithsej 358.515.77 euro, ku bëjnë pjesë pagat dhe kompensimet, transporti, reklamat, reprezentacioni e konferencat, blerja e…

Lajme

02/05/2025 17:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Nga këto raporte del se Lidhja Demokratike e Kosovës përgjatë kësaj fushate ka shpenzuar gjithsej 358.515.77 euro, ku bëjnë pjesë pagat dhe kompensimet, transporti, reklamat, reprezentacioni e konferencat, blerja e mallrave, shpenzimet e përgjithshme dhe shpenzimet e ndryshme.

Sipas raportit, LDK-ja në të holla ka paguar vetëm 86,323.53 euro ndërsa ka mbetur borxh edhe 272,192.24 euro.