Abazi: Fatmirësi ideja e Limajt për largim nga AAK

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se largimi i Limajt dhe partisë së tij nga koalicioni parazgjedhor me AAK-në është fatmirësi. Ai ka vlerësuar se një numër i madh i elektoratit me orientim të djathtë kanë qenë kundër këtij bashkëpunimi “Unë mendoj…

Lajme

01/05/2025 23:52

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se largimi i Limajt dhe partisë së tij nga koalicioni parazgjedhor me AAK-në është fatmirësi.

Ai ka vlerësuar se një numër i madh i elektoratit me orientim të djathtë kanë qenë kundër këtij bashkëpunimi

“Unë mendoj që është fatmirësi ideja e Limajt dhe Nismës për largim nga AAK-ja, më mirë herët se vonë. Mendoj që një numër i madh i votueseve të AAK –së dhe të djathtëve në trupin elektoral ose kanë abstenu ose nuk e kanë dashtë një simbol ndërmjet Nismës dhe AAK-së”, ka thënë Abazi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se për të nuk ka qenë befasi veprimi i Limajt.