Përleshje fizike mes dy personave dhe një zyrtari policor në Prizren
Një rrahje mes tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren. Sipas informacioneve nga policia, të dyshuarit janë E.B, dhe vëllezërit B.Sh e F.Sh (ky i fundit zyrtar policor). Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.…

Lajme
Një rrahje mes tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.
Sipas informacioneve nga policia, të dyshuarit janë E.B, dhe vëllezërit B.Sh e F.Sh (ky i fundit zyrtar policor).
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rast rrahje. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “5 Maji” në Prizren, aty ka takuar të dyshuarit e rastit E.B. nga njëra anë dhe nga ana tjetër vëllezërit B.Sh. dhe F.Sh, ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin”, tha Bytyqi.
Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët kanë ardhur në stacion dhe e kanë trajtuar rastin.