Përplasen Gruda me Krakin: Mos ma përmend takimin e liderëve
Në emisionin “Politiko” ka plasur debati mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, pas diskutimeve për bllokadën dhe për takimin e sotëm ndërmjet kryetareve, Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit. Teksa po diskutohej për propozimin e kryesuesit që të shkohet me votim të fshehtë, Gruda ka thënë…

Lajme
Në emisionin “Politiko” ka plasur debati mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, pas diskutimeve për bllokadën dhe për takimin e sotëm ndërmjet kryetareve, Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.
Teksa po diskutohej për propozimin e kryesuesit që të shkohet me votim të fshehtë, Gruda ka thënë se kjo është një shkelje e rregullores, teksa Kraki ka thënë se Gjykata Kushtetuese e lejon votimin e fshehtë.
“Mos ma përmend takimin e liderëve si shkelje e rregullores apo jo sepse ajo ka ndodhur jashtë seancës. Kryesuesi i seancës e ka një detyrim, me implementu skenarin që ia përgatitë sekretaria dhe rendin e ditës, ai nuk e ka në rend dite me e hedh në votim një çështje “, ka thënë Gruda.
“Ai e ka në rend të ditës me u arrit votimi për Kryetar”, ka thënë Kraki.
“Por, jo me e ndrru mënyrën e votimit”, tha Gruda.