Peci: Është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese për tejkalimin e bllokadës
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka komentuar propozimin e Vetëvendosjes për votim të fshehtë për kryeparlamentar, në seancën e sotme në Kuvend. Peci thotë se imponimi dhe mënyra e votimit nuk zgjidh krizën, prandaj sipas tij është koha e fundit që të kërkohet një interpretim nga Gjykata Kushtetuese. “Pas takimit me Kryetarin e PDK-se…

Lajme
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka komentuar propozimin e Vetëvendosjes për votim të fshehtë për kryeparlamentar, në seancën e sotme në Kuvend.
Peci thotë se imponimi dhe mënyra e votimit nuk zgjidh krizën, prandaj sipas tij është koha e fundit që të kërkohet një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
“Pas takimit me Kryetarin e PDK-se z. Krasniqi, perpjekja e VV qe te beje akrobacione me menyren e votimit per Kryetarin e Kuvendit paraqet aktin e fundit te humbjes se besimit dhe kuptueshmerise se dialogut politik per tejkalimin e krizes se tanishme.
Menyra e votimit nuk e zgjidhe krizen, por kete mund ta beje vetem marreveshja politike. Imponimi nuk zgjidhe asgje, perkundrazi tregon moskapacitet per marreveshje! E drejta per te propozuar, nuk nenkupton te drejten e zgjedhjes!
Eshte koha e fundit qe te kerkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese, per ta tejkaluar kete bllokade.”