Pasi nuk u bë kryekuvendare as këtë seancë, Albulena Haxhiu largohet nga hyrja “prapa” Kuvendit

Albulena Haxhiu as nuk u vu në votim sot në seancën e nëntë konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas kësaj situate, Haxhiu vendosi të mos deklarohej para gazetarëve. Ajo u largua nga hyrja “prapa” Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi edhe sot, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që votimi të…

Lajme

01/05/2025 12:51

Albulena Haxhiu as nuk u vu në votim sot në seancën e nëntë konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj situate, Haxhiu vendosi të mos deklarohej para gazetarëve.

Ajo u largua nga hyrja “prapa” Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi edhe sot, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që votimi të bëhet i fshehtë ndërsa opozita e konsideruan si jokushtetuese.

Seanca do të vazhdoj të shtunën nga ora 10:00. /Lajmi.net/ 

Video: