Peci: Koalicioni “PLAS” PDK, LDK, AAK Lista Serbe le të votojnë për çështjen e kuvendit- se ne jemi të vetëdijshëm për numrat

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci ka deklaruar se partitë PDK, LDK dhe AAK  dhe Lista Serbe sot kanë bërë shkelje kushtetuese. “Le t’i drejtohen Kushtetuese e ndoshta ka zgjidhje me alternativa të tjera, tha ai. Deputeti Peci tha se Kosova ka nevojë urgjente që të ketë institucione. “Unë mendoj se Kosova si…

Lajme

01/05/2025 11:41

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci ka deklaruar se partitë PDK, LDK dhe AAK  dhe Lista Serbe sot kanë bërë shkelje kushtetuese.

“Le t’i drejtohen Kushtetuese e ndoshta ka zgjidhje me alternativa të tjera, tha ai.

Deputeti Peci tha se Kosova ka nevojë urgjente që të ketë institucione.

“Unë mendoj se Kosova si rrallëherë ka nevojë urgjente që të ketë institucione legale dhe legjitime të dala nga vota e qytetarëve që e kanë shprehur deh demonstruar me datë 9 shkurt.Ne vazhdimisht jemi shumë racional dhe me mirësi po kërkojmë që të reflektojnë për shkak se konstituimi i kuvendit nuk është çështje e kompromisit apo marrëveshjes politike. Marrëveshja do të vie kur të kemi kuvendin të konsituim. Ne jemi të vetëdijshëm për numrat e përfolur se kush janë ata. Të gjithë ata që duan që koalicioni VV-GUXO Alternativa të mos qeverisë me vendin le të krijojnë këtë mundësi duke e votuar çështjen e kuvendit e nënkryetarëve”, deklaroi ai.

Faton Peci madje tha se kjo situatë shpërfaq një “koalicion të ashtuquajtur koalicioni PLAS”.

“Edhe sot u shpërfaq që ekziston një koalicion i ashtuquajturi koalicioni “PLAS”- PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Ekziston ky koalicion, kanë vështirë të shohin veten si mandatar të qeverisë së ardhshme por kjo u shpërfaqë në këtë seancë”./Lajmi.net/