Gani Geci shkon te Kuvendi i Kosovës dhe tallet me deputetin Faton Pecin- e quan “Faton Luci”
Sot tek Kuvendi i Kosovës doli edhe Gani Geci, anipse nuk është deputet i Kuvendit të Kosovës. Geci, babai i deputetes së LDK-së, Marigona Geci u deklarua për zhvillimet e fundit. Kjo pasi sot para fillimit të seancës, deputeti Faton Peci, ka folur lidhur me deklaratën e Gani Gecit se Glauk Konjufca i ka kërkuar…

Lajme
Sot tek Kuvendi i Kosovës doli edhe Gani Geci, anipse nuk është deputet i Kuvendit të Kosovës. Geci, babai i deputetes së LDK-së, Marigona Geci u deklarua për zhvillimet e fundit.
Kjo pasi sot para fillimit të seancës, deputeti Faton Peci, ka folur lidhur me deklaratën e Gani Gecit se Glauk Konjufca i ka kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Gecit e që thotë se vetë Geci ka kërkuar bashkëpunim me koalicionin ku është Faton Peci.
“Sa i përket diskutimeve që janë bë në media, rreth një telefonate nuk e di a ka ndodh. Unë personalisht kam respekt për familjen Geci në radhë të parë për baçin Lil që është vëllai me moshën më të madhe në atë familje por sidoqë të jetë një mesazh miqësor për z Gani Geci, komunikimet që ndodhin edhe me sms edhe me thirrje telefonike në politikë nuk është pjekuri që të shfaqen në media. Ju mundeni me pyt z. Gani Geci a i ka dërgu dikujt nga koalicioni VV-Lista Guco dhe Aternativa ndonjë sms ku ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një bashkëpunim”, ka thënë Peci para mediave.
Për këtë Geci tha se asnjëherë nuk ka kërkuar bashkëpunim nga askush, teksa tregoi se deputetit Peci i kishte dërguar mesazh vetëm për disa prona të cilat mendonte se ishin të uzurpuara në Drenicë.
“Unë jam taku me Faton Pecin në aeroport prej Gjermanisë deri në Kosovë, i kem ndrru numrat e telefonit kur ka dal me ni konferencë për shtyp se aj po don mi kthy pronat e ministrisë së bujqësisë gjegjësisht të pylltarisë unë jam kum dërgu ni sms dhe disa prona të uzurpuara që kum dyshu qe janë uzurpune në Drenicë, dhe smu ka përgjigje sido që të jetë unë këqyra me i shiku edhe sms po aj e kish fshi edhe numrin, unë nuk jam qe i qoj sms kurrë dikujt për bashkëpunim unë kum mendu që lista Guxo janë me LDK tash po shihet që ata janë japanq me LVV-në. SHIKU e UDBA e tash Faton Luci e Albin Kurti po mundohen me i përça vëllezërit Geci po kjo nuk do të ndodh”, ka thënë Geci. /Lajmi.net/