Bajrami: Po shkojmë drejt zgjedhjeve, por as pas tyre Albulena Haxhiu nuk bëhet kryetare e Kuvendit me votat e LDK-së
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pasi seanca e nëntë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. Bajrami para mediave ka shprehur keqardhjen për dështimin e radhës në konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe ka thënë se sot përveç dështimeve është bërë edhe një shkelje tjetër kushtetuese ligjore me…

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pasi seanca e nëntë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.
Bajrami para mediave ka shprehur keqardhjen për dështimin e radhës në konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe ka thënë se sot përveç dështimeve është bërë edhe një shkelje tjetër kushtetuese ligjore me arbitraritet në procesin e votimit i cili tashmë ka filluar dhe është tentuar që të ndryshohet mënyra e votimit.
Ajo ka thënë se rregullorja e Kuvendit të Kosovës, përcakton mënyrat e votimit për çfarë do votimi që është e fshehtë apo mënyrë e hapur por sipas saj kjo përcaktohet në fillim të procesit.
“Asnjëherë në histori të institucioneve të Republikës së Kosovës nuk ka ndodhur që të ndryshohet procesi dhe është shkelje që nëse një proces i tillë, mënyra e votimit ndryshohet pasi që ka fillu procesi. Neve na vjen keq që kuvendi dhe institucionet e Kuvendit të Kosovës nuk po konstituohen. Sot në vend se të kishim institucionet që të merreshin seriozisht me problemet e qytetarëve të Kosovës me inflacionin e çmimet e larta, me anulimin e ZRrE-së për ngritjen e tarifave vetëm për qytetarët e vendit duke përjashtuar 4 komunat veriore, do të thotë vetëm për shumicën shqiptare, ne sot në Kosovë flasim për një emër të vetëm, për emrin e Albulena Haxhiut.
Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se po shkojmë drejt zgjedhjeve.
“Qytetarët e këtij vendit, në veçanti ata që e kanë votuar me shumicë, 42% që e kanë votuar LVV duhet ta dinë se jemi duke shkuar drejt një procesi të zgjedhjeve dhe kur shkojmë në zgjedhje jo sepse si parti politike atje në sallë nuk po pajtohemi si ta adresojmë inflacionin, nuk po pajtohemi si ta luftojmë mafinë energjetike, nuk po pajtohemi për mënyrën e arsimit si me ec përpara, për zgjidhjen e problemeve të të rinjve, për papunësinë e të tjera, por sepse partia fituese e cila ka 48 vota, 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës e ka një problem të vetëm. Ata i kanë reduktu problemet e ëytetareve të Kosovës në emrin e Albulena Haxhiut dhe nëse shkojmë në zgjedhje shkojmë sepse nuk po kemi mundësi t’i zgjidhim problemet e qytetarëve të Kosovës sepse LVV po refuzon të konstituoj inst dhe të merremi seriozisht me këto probleme, por po propozon ti përsërisim zgjedhjet për ta bërë zonjën Haxhiu kryetare të Kuvendit”, ka shtuar Bajrami.
Ajo ka thënë se Albulena Haxhiu nuk do të bëhet kryetare e Kuvendit me votat e LDK-së as pas zgjedhjeve. /Lajmi.net/