Limaj: Kjo që ndodhi sot nuk është praktikë parlamentare- sot po ndodhin takime, pra ajo që thoja unë para dy muajve
Kreu i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend ku kërkohej që të bëhej votimi i kryeparlametnarit në mënyrë të fshehtë nuk është praktikë parlamentare. “Kjo që ndodhi sot nuk është në praktikën parlamentare siç e dini gjithmonë kryetarët e kuvendit janë zgjedhur me vota të hapura. Përpos që është…

Lajme
Kreu i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend ku kërkohej që të bëhej votimi i kryeparlametnarit në mënyrë të fshehtë nuk është praktikë parlamentare.
“Kjo që ndodhi sot nuk është në praktikën parlamentare siç e dini gjithmonë kryetarët e kuvendit janë zgjedhur me vota të hapura. Përpos që është në përputhje me praktikën parlamentare, kur votimi fillon në mes të votimit s’mund të ndryshohet forma. Duhet tu kthehemi praktikës parlamentare dhe rregullave, kryetari dhe nënkryetarët duhet të zgjidhen më votë të hapur dhe s’mund të ndryshohet duhet vazhduar ashtu. Krejt këto mund të bëhen kur të krijohet shumica. Po më vie mirë që atë që kamë thënë para dy muajve që njerëzit duhet takuar e të bashkëpunojnë, sot as pas dy muajve po ndodhin takim të tilla. Shpresojë që vlerësimet dhe analizat të bëhen njëjtë për ët gjithë e s’ka pasur nevojë për të shkuar dy muaj për të ardhur këtu “tha Limaj, shkruan lajmi.net.
Ai tha se në politikë duhet takuar e të diskutohet.
“Politika është kjo kur takohen e tentojnë të bëhen zgjidhje, pra kjo është Kosova e të gjithëve. Për tema nacionale e tema të shtetit duhet tentuar të gjenden zgjidhje. Nuk e di pse, por nuk është në rregull dhe më vie mirë që deputetët nuk ranë në shkelje të praktikave dhe të vetë ligjit. Shpresojë që të tanimë janë shterur të gjitha këto mundësi që të ndërtohet ajo që thashë. Nuk zgjidhen organet e rendit pa e pasur shumicën”./Lajmi.net/