LDK kundërshton votimin e fshehtë, Bajrami: Kjo është arbitrate e shkelje e Kushtetutës, s’bëhemi pjesë e shkeljeve të juaja

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka propozuar që votimi për Kryeparlamentar të bëhet në mënyrë të fshehtë. E këtë e kanë ndryshuar hapur PDK dhe LDK. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se kjo është antikushtetuese, e jashtë rregullores së Kuvendit të Kosovës. “Kjo që po bëni është arbitrare shkelje e rregullores dhe…

Lajme

01/05/2025 10:52

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka propozuar që votimi për Kryeparlamentar të bëhet në mënyrë të fshehtë.

E këtë e kanë ndryshuar hapur PDK dhe LDK.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se kjo është antikushtetuese, e jashtë rregullores së Kuvendit të Kosovës.

“Kjo që po bëni është arbitrare shkelje e rregullores dhe kushtetutës. Ndryshimi i mënyrës së votimit në proces nuk ka ndodhur asnjëherë dhe s’do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve të juaja. S’do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve të juaja. Është e vërtetë që rregullorja nuk lejon debat në seancë konstituive, por gjithashtu është e vërtetë që në asnjë pikë të rregullores thuhet se mundesh të ndryshosh mënyrën e votimit pasi që kemi hy në proces, dekoroi Bajrami, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se “Krejt cak lejohet është që të procedohet në votim.Nëse ju  procedoni kjo lëndë do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese”./Lajmi.net/