Duda Balje: Nuk e votoj Albulena Haxhiun, dikë tjetër po- Kemi diskutuar me Haradinajn për t’iu bashkëngjitur në grup
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Duda Balje është deklaruar para nisjes së seancës konstituive. Balje deklaroi se s’ka pasur ndonjë takim me Vetëvendosjen sa i përket konstituimit të Kuvendit. “S’kemi pasur asnjë takim dhe qëndrimin e kemi të njëjtë. Nuk e votojmë Albulena Haxhiun. Arsyeja është mosmarrëveshje dhe mos mirëkuptim me…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Duda Balje është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.
Balje deklaroi se s’ka pasur ndonjë takim me Vetëvendosjen sa i përket konstituimit të Kuvendit.
“S’kemi pasur asnjë takim dhe qëndrimin e kemi të njëjtë. Nuk e votojmë Albulena Haxhiun. Arsyeja është mosmarrëveshje dhe mos mirëkuptim me partinë që ka fituar në zgjedhje dhe tretmanin të cilën e kemi pasur edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve. Ne kemi përsëritur që ne nuk e votojmë”,tha Balje, transmeton lajmi.net.
Deputetja Balje është pyetur edhe në lidhje me bashkëpunimin me AAK-në dhe raportimet se ajo dhe deputeti Berisha do të kalojnë tek grupi parlamentar i AAK-së.
“Ne kemi takuar z.Haradinajn por ende s’kemi vendosur me u bashkëngjitur në grupin parlamentar, ofertë nuk kemi veç me u bashkëngjit në grup, por s’kemi vendosur hala. S’mund të falsë për Berishën por unë s’kam vendosur hala”, shtoi ajo.
E pyetur nëse do të votonin një kandidat tjetër, e jo Albulena Haxhiun ajo tha se po.
“Ne besojë se e votojmë një kandidat tjetër”./Lajmi.net/