Gjendet gruaja e zhdukur në Kaçanik, Shoqata për Kërkim-Shpëtim thotë se gëzon shëndet të mirë
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se gruaja e raportuar si e zhdukur në komunën e Kaçanikut është gjetur shëndoshë e mirë. Ata përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është realizuar me sukses në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njësitë përkatëse të Forcës së…

Lajme
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se gruaja e raportuar si e zhdukur në komunën e Kaçanikut është gjetur shëndoshë e mirë.
Ata përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është realizuar me sukses në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Falënderojmë të gjitha institucionet dhe qytetarët që kontribuuan në këtë proces përmes bashkëpunimit, informimit dhe përkrahjes së vazhdueshme”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i tyre i plotë: