Rreth gjysmë ore me vonesë dhe ende s’ka filluar seanca-pak deputetë në sallë
Kur kanë kaluar pothuajse gjysmë ore prej kur duhej të fillonte seanca për konstituimin e kuvendit kjo ende nuk është arritur. Aktualisht brenda në kuvend janë parë vetëm disa nga deputetët e PDK-së, LDK-së, e AAK-së dhe Listës serbe, derisa deputetët nga partia fituese ende nuk janë futur në sallë. Ndryshe kjo është hera e…

Lajme
Kur kanë kaluar pothuajse gjysmë ore prej kur duhej të fillonte seanca për konstituimin e kuvendit kjo ende nuk është arritur.
Aktualisht brenda në kuvend janë parë vetëm disa nga deputetët e PDK-së, LDK-së, e AAK-së dhe Listës serbe, derisa deputetët nga partia fituese ende nuk janë futur në sallë.
Ndryshe kjo është hera e nëntë ku partia fituese po synon konstituimin e kuvendit duke zgjedhur për ta votuar si kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila nuk po arrin të sigurojë shumicën e nevojshme.
Ndërsa Kurti u ka dërguar letër të takim dy kryetarëve të partive më të mëdha opozitare, ka qenë vetëm Memli Krasniqi i PDK-së ai i cili ka pranuar ftesën.
Ndërkaq diskutimi mes tyre ka zgjatur plot një orë dhe s’dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje.
Anipse pas takimit kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se pret që të ketë ndërrim të emrit për kryekuvendar. /Lajmi.net/