Peci tha se LDK është kthyer në “shoqëri aksionare”, Haziri: Shumë njerëz janë rrit dhe e kanë shfrytëzu e gërry LDK-në për motive politike
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar për media para se të filloj seanca e nëntë konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ai ka komentuar deklaratën e deputetit të VV-së, Faton Pecit i cili tha se “kam përshtypjen që LDK është kthyer në shoqëri aksionare, është privatizuar”, shkruan lajmi.net. E në lidhje me këtë, Haziri tha…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar për media para se të filloj seanca e nëntë konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka komentuar deklaratën e deputetit të VV-së, Faton Pecit i cili tha se “kam përshtypjen që LDK është kthyer në shoqëri aksionare, është privatizuar”, shkruan lajmi.net.
E në lidhje me këtë, Haziri tha se “njerëzit që dalin nga LDK nuk i marrin vlerat me veti”.
“Njerëz që dalin prej LDK-së nuk i marrin vlerat me vete, së paku duhet me i marrë kujtimet e mira me veti. LDK-ja asnjëherë nuk ka blerë bari të rriqrave në vend të zëvendësimeve të tjera e s’ka flliq politika me situata të tilla e ju kisha lut me qenë të kujdesshëm në këtë raport, se LDK- ja është institucion politik ku shumë njerëz janë rrit e ka shumë të tjerë që e kanë shfrytëzu LDK-në e kanë gërry LDK-në për motive politike. Nëse u ec kështu s’është problem i yni i LDK-së. Kanë gjetur vend më të ngrohtë, por vlera nuk kanë marrë por interesa politike”, ka thënë Haziri për Pecin. /Lajmi.net/