Krasniqi flet pas takimit: Ne s’kemi marrëveshje, Kurtit ia thashë se është mirë të mendohet për kandidatura të tjera
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka dalë nga takimi që pati me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Krasniqi me këtë rast u deklarua para mediave ku tha se me Kurtin kanë shkëmbyer idetë dhe diskutimet s ai përket konstiutimit të Kuvendit. Krasniqi konfirmoi se qëndrimet e PDK-së nuk kanë ndryshuar dhe se këtë ia…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka dalë nga takimi që pati me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Krasniqi me këtë rast u deklarua para mediave ku tha se me Kurtin kanë shkëmbyer idetë dhe diskutimet s ai përket konstiutimit të Kuvendit.
Krasniqi konfirmoi se qëndrimet e PDK-së nuk kanë ndryshuar dhe se këtë ia ka deklaruar edhe vetë Kurtit.
“Qëndrimet e PDK-së dhe të mijat janë ato që ju i dini, atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës këtu para jush ia kam thënë edhe Kurtit përsëri. Për PDK-në është shumë me rëndësi që sa më parë të zhbllokohet kjo situatë, e të konstituohet Kuvendi i Kosovës”, tha Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ai tha se PDK s’ka pasur qëndrime bllokuese në këtë proces.
“E që të hyhet në afatet kushtetuese për zgjedhjet e qeverisë së ardhshme e për të ndodhur kjo padyshim se privilegjin kushtetues i takon partisë që ka dalë e para, koalicionit VV-GUXO Alternativa. Meqë është hera e parë që s’ka shumicë parlamentare po kërkon me e zgjedhë kryetarin që dëshiron normalisht që një gjë e tillë s’mund të imponohet në mënyrë se siç ka ndodhur deri tash. Kurtit i thashë se është mirë të mendohet për kandidatura të tjera, ky është qëndrimi i PDK-së.Ne s’kemi pasur qëndrim bllokues e mohues. S’na takon neve t’ia zgjedhim kryetarin partisë që ka dalë e para.Ne s’kemi marrëveshje politike dhe s’po merremi me një çështje të tillë”./Lajmi.net/