Refuzimi i LDK-së për takim me Kurtin, Bajqinovci: Ata më lehtë takohen me shovinistin Portfirije sesa me kryeministrin

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është deklaruar për media para fillimit të seancës së nëntë konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai në lidhje me takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin ka thënë se shpreson që kjo do të ndihmoj të zhbllokohen institucionet. Në lidhje me refuzimin e ftesës së LDK-së…

Lajme

01/05/2025 09:31

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është deklaruar për media para fillimit të seancës së nëntë konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai në lidhje me takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin ka thënë se shpreson që kjo do të ndihmoj të zhbllokohen institucionet.

Në lidhje me refuzimin e ftesës së LDK-së për takim, Bajqinovci ka thënë se ata më lehtë takohen me shovinistin serb Portfirije sesa me Kurtin, shkruan lajmi.net.

“Ju e dini që kryeministri Kurti ka dërguar ftesë, dy partive opozitare, por po e shohim që LDK ka qëndrim kundër duke e ditur se nuk po ka kriter LDK-ja të takohet me Portfirijen, shovinistin më të madh serb I cili menjëherë pas takimit me kryetarin e LDK-së, shkoi në Rusi ndërsa nuk ka asnjë mundësi që të ketë takim me kryeministrin Kurti për ti zhbllokuar institucionet të cilën po e kërkon kryeministri Kurti”, ka thënë Bajqinovci.

Ai ka thënë se kundërshtime mes LVV-së dhe LDK-së kishte edhe në kohën e Isa Mustafës, por se atëherë pas diskutimeve ishte arritur të bëhej edhe një koalicion.

“Po e shohim që LDK nuk po ka dëshirë të takohet se le më të diskutoj për zhbllokimin e institucioneve. Këtu po shihet se çfarë parti institucionaliste e kemi LDK-në, duke e ditur se në kohën e Isa Mustafës ka pas edhe më shumë kundërshtime në mes LVV-së dhe LDK-së, dhe prapë kemi arritur të kemi një koalicion dhe ka pas edhe takime. Ndërsa, sot e kemi një kryetar I cili nuk dëshiron të takohet me kryeministrin Kurti asnjëherë”, ka thënë Bajqinovci.

Ai ka thënë se në këtë takim po diskutohet vetëm për zhbllokimin e Kuvendit që më pas të kalohet në hapin e dytë që është formimi i Qeverisë, ndërsa ka pohuar se përsëri Albulena Haxhiu do të jetë emri i propozuar nga LVV për kryekuvendare.

“Unë mendoj se është duke u diskutuar që të zhbllokohet i vetmi institucion I legjislativit sepse ky është hapi I parë që të kalohet në formimin e Qeverisë. Ne kemi thënë edhe më herët që le të zhbllokohet Kuvendi pastaj të shohim a kemi vota për Qeverinë. Nuk ka ndërruar emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare. Ne i kemi thirruar më herët pa diskutu me minoritete LDK-në por e dini përgjigjen e tyre. Më lehtë është të takohesh me shovinistin Portfirije sesa me kryeministrin Kurti nga ana e LDK-së”, ka thënë Bajqinovci. /Lajmi.net/