U qëllua me armë zjarri nga pylltari në Podujevë – Viktima pranoi tretman në QKUK, i dyshuari u lirua
Një person ka njoftuar se pas një konflikti në pyll në fshatin Turuqicë të Podujevës, pylltari e ka gjuajtur me armë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net. “Fsh. Turuqicë, Podujevë 27.04.2025-09:30 . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një konflikti…

Lajme
Një person ka njoftuar se pas një konflikti në pyll në fshatin Turuqicë të Podujevës, pylltari e ka gjuajtur me armë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net.
“Fsh. Turuqicë, Podujevë 27.04.2025-09:30 . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një konflikti në pyll ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar-pylltar. Ankuesi me dt. 30.04. 2025 ka pranuar tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë. Nga njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12 mm. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/