Nis takimi Kurti-Krasniqi në Kuvendin e Kosovës

Siç edhe ishte paraparë në ora 08:30 ka filluar takimi në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe kreut të PDK-së, Memli Krasnqi. Takimi është thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti dje i çoi ftesë për takim Krasniqit si dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Krasniqi iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese…

Lajme

01/05/2025 08:43

Siç edhe ishte paraparë në ora 08:30 ka filluar takimi në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe kreut të PDK-së, Memli Krasnqi.

Takimi është thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti dje i çoi ftesë për takim Krasniqit si dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Krasniqi iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese derisa tashmë është duke diskutuar me Kurtin.

Për dallim nga Krasniqi, Abdixhiku vendosi që të mos merret fare me këtë çështje.

Ftesa e Kurtit drejtuar dy liderëve partiak të PDK-së deh LDK-së erdhi pasi e pro pozuara e VV-së Albulena Haxhiu dështoi gjashtë herë radhazi që t’i sigurojë 61 vota për kryetare të Kuvendit, derisa sot në ora 10:00 do të vazhdojë seancë për konstituimin e kuvendit për legjislaturën e nëntë me radhë.

Kryetari i LDK-së në fillim të muajit prill kishte refuzuar ftesën e Kurtit për takim duke thënë se gjuha e kreut të LVV-së e përdorur gjatë dhe pas fushatës nuk mund të tejkalohej.

Formimi i institucioneve të vendit është ende larg, derisa Kuvendi po mbahet i “bllokuar” si shkak i mos-konstituimit e për të mos mundur të vazhdohet më pas me formimin e qeverisë së re.

E gjithë kjo situatë ka nxjerrë në pah shumë deklarime- ku nuk ka munguar edhe ajo për zgjedhje të reja.

Nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje doli partia e parë por me një përqindje të votave më të ulët se në zgjedhjet e kaluara.

Kësisoj, Vetëvendosjes do t’i duhet t’i sigurojë votat e të tjerëve deputetë që të mund të formojë institucionet.

Nisma Socialdemokrate në shumë seancë ka abstenuar, derisa LDK, PDK dhe AAK kanë dalë kundër votimit të Haxhiut si kryekuvendare.

Mbetet të shihet nëse diçka do të ndryshojë në seancën e sotme./Lajmi.net/