Shifra shqetësuese në Kosovë, GAP: Rreth 30% e të rinjve mes moshës 15-24 vjeç s’janë në arsim, punësim as në trajnim
Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër tjerash flitet edhe për të rinjtë dhe tregun e punës. Në raport vlerësohet ‘‘karakteristikë shqetësuese’’ statistika që rreth 30% e personave të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë nuk janë në…

Lajme
Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër tjerash flitet edhe për të rinjtë dhe tregun e punës.
Në raport vlerësohet ‘‘karakteristikë shqetësuese’’ statistika që rreth 30% e personave të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë nuk janë në arsim, punësim ose trajnim
‘‘Rritje e pjesëmarrjes së të rinjve në tregun e punës
Një karakteristikë tjetër shqetësuese e tregut të punës në Kosovë është niveli i lartë i të rinjve jashtë punës. Rreth 30% e personave të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë nuk janë në arsim, punësim ose trajnim (NEET).45 Kosova ka normën më të lartë të pjesëmarrjes NEET krahasuar me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky nivel tejkalon mesataren në shtetet e BE-së me mbi 20% (Tabela 2 në Shtojca). Kjo kategori përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë rinore dhe përfaqëson një sfidë serioze për zhvillimin ekonomik të vendit. Për të adresuar këtë çështje, nevojiten politika efektive që promovojnë aktivizimin e të rinjve në tregun e punës dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e tyre profesional’’, thuhet në raport.