Mbi 8 mijë persona u pajisen me leje qëndrimi gjatë 2024-tës në Kosova, origjina e tyre kryesisht nga Turqia dhe Serbia
Sektori privat në Kosovë, duke u përballur me sfidën e mungesës së punëtorëve brenda vendit, është fokusuar në tërheqjen e fuqisë punëtore të huaj. Marrëveshje të ndryshme kanë ndikuar që përveç personave nga shtetet e rajonit, në Kosovë të imigrojnë persona nga shtetet e largëta aziatike, për arsye punësimi. Sipas të dhënave më të fundit…

Lajme
Sektori privat në Kosovë, duke u përballur me sfidën e mungesës së punëtorëve brenda vendit, është fokusuar në tërheqjen e fuqisë punëtore të huaj. Marrëveshje të ndryshme kanë ndikuar që përveç personave nga shtetet e rajonit, në Kosovë të imigrojnë persona nga shtetet e largëta aziatike, për arsye punësimi.
Sipas të dhënave më të fundit të MPB-së në Kosovë të publikuara nga GAP, numri i personave të huaj të cilët janë pajisur me leje-qëndrime në Kosovë në 2024 ishte 8,293, prej tyre, 4,273 apo rreth gjysma e lejeve janë lëshuar për arsye të punësimit, krahasuar me gjysmën tjetër që kanë për arsye bashkimin familjar, studimet, etj.
Megjithatë, duke krahasuar vendimet për leje-qëndrime për herë të parë dhe ato si vazhdimësi, rezulton se çdo vit, numri i vendimeve për vazhdimësi është më i lartë.
Shumica e imigrantëve në Kosovë vijnë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi dhe shtetet tjera të Azisë.
Megjithatë, bilanci i emigrimit është konsiderueshëm më i lartë se i imigrimit, dhe si pasojë, punëtorët e huaj në Kosovë nuk mund të zëvendësojnë mungesën e fuqisë punëtore e cila krijohet si rezultat i hendekut të madh të shkaktuar nga emigrimi.