Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael, por u duhet aplikuar për ETA-IL 72 orë para nisjes
Duke filluar nga data 5 maj 2025, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë Shtetin e Izraelit për qëllime turistike, do të përfshihen në listën izraelite të vendeve të përjashtuara nga viza. Kështu ka njoftuar përmes një postimi në platformën X, ambasadorja e Shtetit të Izraelit në…

Lajme
Duke filluar nga data 5 maj 2025, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë Shtetin e Izraelit për qëllime turistike, do të përfshihen në listën izraelite të vendeve të përjashtuara nga viza.
Kështu ka njoftuar përmes një postimi në platformën X, ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.
Megjithatë, para udhëtimit, të gjithë shtetasit e Kosovës do të duhet të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim), një proces i domosdoshëm për të hyrë në Izrael.
Aplikimi për ETA-IL duhet të bëhet të paktën 72 orë para nisjes së udhëtimit.
Njoftimi:
Para se të udhëtojnë drejt Izraelit, të gjithë shtetasit e Kosovës janë të detyruar të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim) për të hyrë në Shtetin e Izraelit.
Të gjithë shtetasit e Kosovës që planifikojnë të vizitojnë Izraelin duhet të aplikojnë për ETA-IL të paktën 72 orë para mbërritjes.
Një ETA-IL e miratuar tregon se ju lejohet të udhëtoni në Izrael dhe të qëndroni deri në 90 ditë për çdo vizitë.
Të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet.
Ju lutemi vizitoni faqen e internetit: https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/
Për më shumë shpjegime, ju lutemi shikoni këtë video të shkurtër:
Mirë se vini në Izrael dhe ju urojmë një vizitë të mrekullueshme!./Lajmi.net/