Shpërthimi i veturës së u.d drejtorit të QKUK-së, Policia jep detaje
Një veturë raportohet të ketë shpërthyer në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Kjo u konfirmua edhe nga SHSKUK-ja, të cilët thanë se në parkingun e administratës ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të Hajdarit. “Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka…

Lajme
Një veturë raportohet të ketë shpërthyer në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Kjo u konfirmua edhe nga SHSKUK-ja, të cilët thanë se në parkingun e administratës ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të Hajdarit.
“Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së”,thuhet në njoftim.
Po ashtu për këtë kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
Për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Ahmeti.
Derisa tashmë policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. /Lajmi.net/