Pas shumë javëve, Kurti thotë dy fjalë për mos-konstituimin e parlamentit: Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria
Pas shumë javëve që nuk flet as edhe një fjalë në lidhje me zhvillimet politike në vend dhe “bllokimin” e mos -formimin e institucioneve të vendit, Albin Kurti zgjodhi që t’i thotë dy fjalë. Derisa qëndroi në Istog, kryeministri në detyrë tashmë deputet i betuar, Kurti foli para mediave lokale në Istog. I pyetur në…

Lajme
Pas shumë javëve që nuk flet as edhe një fjalë në lidhje me zhvillimet politike në vend dhe “bllokimin” e mos -formimin e institucioneve të vendit, Albin Kurti zgjodhi që t’i thotë dy fjalë.
Derisa qëndroi në Istog, kryeministri në detyrë tashmë deputet i betuar, Kurti foli para mediave lokale në Istog.
I pyetur në lidhje me formimin e institucioneve Kurti tha se “fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”.
Kurti shkoi sot në Istog për të vendosur gurthemelin e projektit të Banimit të Përbashllueshëm dhe Social, ai u ndesh sërish me pyetjen rreth konstituimit të Kuvendit.
Prej disa javëve rresht edhe pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve vendi po vazhdon të jetë larg formimit të institucioneve.
E kjo s’duket se do të ndodhë as në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Derisa Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, partitë e tjera politike si PDK,LDK dhe AAK kanë vendosur që të kundërshtojnë bindshëm këtë emër.
Kurse nga Nisma socialdemokrate në secilën seancë kanë abstenuar.
Kësisoj Lëvizja Vetëvendosje hapur ka bërë të ditur se në fakt nuk ka votat e mjaftueshme për Kryetar të Kuvendit- e larg shihet mundësia që t’i ketë për Qeverinë e re të Kosovës.
Në seancat e kaluara, Haxhiu mori nga 57 vota për, kurse në seancën e fundit të zhvilluar të martë ajo mori veç 54 që janë larg votave të mjaftueshme për t’u bërë Kryetare e Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituar derisa aty është arritur të bëhet veç betimi i deputetëve të rinj të vendit.
Nga partitë politike janë përmendur edhe zgjedhjet e reja- si mundësi që të dilet nga ky ngërç i krijuar.
Kurse nga Vetëvendosje janë deklaruar se s’do të ndryshohet emri i Haxhiut dhe se sipas tyre e drejta që Vetëvendosje të propozojë emrin për kryekuvendar mund të zgjasë ende./Lajmi.net/