Ndërprerja e punimeve në shesh, Bajrami akuzon pushtetin qendror: Bllokuesve duhet t’u thuhet mjaft

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë kundër bllokuesve të punëve publike, referuar këtu ndërprerjes së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar një një shkresë të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore,…

Lajme

30/04/2025 10:28

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë kundër bllokuesve të punëve publike, referuar këtu ndërprerjes së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar një një shkresë të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, ku thuhej se hapësira ku po zhvilloheshin punët nuk është pjesë e zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës.

“Institucionet e Republikës së Kosovës siç janë Policia e Kosovës, Inspektoratet e të tjera nuk duhet të lejojnë të instrumentalizohen e keqpërdoren nga deputetët e LVV-së, të cilët tashmë kanë shkelur betimin e deputetit, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeku dhe ish-ministra të tjerë, tashmë deputetë nuk kanë asnjë autorizim apo autoritet më shumë se deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Prandaj askush s’duhet të ju nënshtrohet dhe të përfillë urdhrat dhe kërkesat e tyre, joligjore dhe për interesa të ulëta politike”, ka shkruar Bajrami.

E sipas saj, LVV tash e katër vite përmes pushtetit ka bllokuar të gjitha komunat, duke ndaluar fonde e herë edhe projektet.

Siç thotë Bajrami, “bllokuesve e uzurpatorëve, të cilët paradite dërgojnë letër se gjithçka është në rregull dhe pasdite përdorin policinë për të ndërprerë punimet, duhet t’u thuhet: mjaft”.

“Bllokuesve dhe uzurpatorëve, të cilët paradite dërgojnë letër se gjithçka është në rregull dhe pasdite përdorin policinë për të ndërprerë punimet, duhet t’u thuhet: mjaft! Institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë kundër bllokuesve të punëve publike e uzurpatorëve të posteve qeveritare”, shkroi Bajrami. /Lajmi.net/