Ngacmoi një grua, arrestohet një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ngacmimi në Prishtinë, ku një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin pasi i njëjti kishte shqetësuar viktimën femër kosovare. Derisa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i…

Lajme

30/04/2025 10:02

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ngacmimi në Prishtinë, ku një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin pasi i njëjti kishte shqetësuar viktimën femër kosovare.

Derisa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë/29.04.2025-00:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shqetësuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/