​Yamal: Mos më krahasoni me Messin, më pëlqejnë dy lojtarë të Interit

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, pranon se i pëlqejnë shumë Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez, derisa këmbëngul se nuk do ta krahasojë veten me Leo Messin: Talenti spanjoll mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes të martën, duke iu bashkuar trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick. Nesër, katalanasit do të presin gjigantët e Serie A, Interin,…

Sport

29/04/2025 15:05

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, pranon se i pëlqejnë shumë Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez, derisa këmbëngul se nuk do ta krahasojë veten me Leo Messin: Talenti spanjoll mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes të martën, duke iu bashkuar trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick.

Nesër, katalanasit do të presin gjigantët e Serie A, Interin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Yamal tha se Barcelona ka një dëshirë të madhe për t’u kualifikuar në finale dhe për të treguar cilësinë e saj.

Duke folur për Interin, ai tha: “Epo, më pëlqejnë shumë Barella dhe Lautaro. Kur e kanë topin, luajnë shumë mirë dhe mbrohen shumë mirë. Është një ekip që më pëlqen ta shikoj.”

Interi humbi ndaj Romës të dielën, vetëm dy ditë më parë, por Barcelona luajti një finale të vështirë të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit një ditë më parë dhe u detyrua të luante në kohë shtesë.

Kjo është hera e parë që Yamal luan në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por ai nuk duket se ndien presion përpara ndeshjes.

“Nuk e kam pasur atë frikë, por kam motivimin para ndeshjes. E lashë pas atë frikë në parkun e Mataros shumë kohë më parë. Nuk do ta quaja presion. Në fund, dal dhe kënaqem. E marr si një gjë të mirë dhe ndiej se duhet ta shijoj momentin. Në futboll, nuk ka moshë. Nëse je gati, je gati. Është një sport që varet nga cilësia dhe mentaliteti i personit. Jemi në një nivel shumë të lartë me një ekip të ri. Mosha është thjesht një numër. Si futbollist, dua të më kujtojnë si lojtar dhe si person, dhe dua të jem i sjellshëm, gjë që më kanë mësuar prindërit e mi në shtëpi”, ka theksuar më tutje Yamal..

Leo Messi e ka lavdëruar së fundmi talentin spanjoll, por Yamal e ka hedhur poshtë çdo krahasim me legjendën argjentinase.

“Nuk do ta krahasoj veten me të apo me askënd tjetër. Ia lë këto gjëra shtypit. Mendoj vetëm për t’u përmirësuar çdo ditë”, tha ai. “Ky krahasim nuk ka kuptim, për më tepër me Messin, i cili është më i miri në histori. Nuk kam folur me të”, tha në fund Yamal.