5 raste të rrahjeve në rajonin e Prishtinës, në njërin prej tyre dy nga viktimat u sulmuan me thikë
Pesë sulme fizike janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës. Një nga këto raste në Podujevë ishte lëndim i rëndë trupor, ku pas një mosmarrëveshje dy nga të dyshuarit i kanë sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Pas kësaj të njëjtit janë dërguar në…

Lajme
Pesë sulme fizike janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.
Një nga këto raste në Podujevë ishte lëndim i rëndë trupor, ku pas një mosmarrëveshje dy nga të dyshuarit i kanë sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Pas kësaj të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Kurse në rastet e tjera raportohet për lëndime trupore nga rrahjet, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Parku Manchester, Podujevë / 28.04.2025 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 28.04.2025 – 07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Rr. Dardania, Fushë Kosovë / 28.04.2025 – 12:32. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor për shkak se dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Rr. Dardania, Fushë Kosovë / 28.04.2025 – 11:00. Viktima mashkull shtetas i huaj është duke u trajtuar në QKUK pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj shtetas të huaj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
- Graqanicë/ 17.04.2025-21:00. Me 29.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në një rrahje ku si pasojë lëndime të lehta trupore i ka shkaktuar viktimës mashkull. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/