Bajqinovci: Ka diskutime, do ta merrni vesh me kohë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka mohuar se do të propozohet Glauk Konjufca për kryeparlamentar. Ai tha se “gjithçka do të reformohet dhe Konjufca do të jetë pjesë e qeverisë”. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka dështuar sërish, për të gjashtën herë të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare. Pas ndërprerjes së seancës,…

Lajme

29/04/2025 11:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka mohuar se do të propozohet Glauk Konjufca për kryeparlamentar. Ai tha se “gjithçka do të reformohet dhe Konjufca do të jetë pjesë e qeverisë”.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka dështuar sërish, për të gjashtën herë të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Pas ndërprerjes së seancës, Bajqinovci tha se beson që shpejtë do të reflektojë opozita.

“Besoj që do të reflektojë shumë shpejt opozita… Besoj që përpara kanë zgjat ka katër-pesë muaj. Ne i kemi 15 ditë dhe besoj që do të reflektojë brenda një kohe shumë të shkurtër opozita do të reflektojë dhe do ta mandatojmë kryetaren e kuvendit, Albulena Haxhiu”, deklaroi Bajqinovci.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se ka diskutime, për çka tha se “do ta merrni vesh me kohë”.

“Unë besoj që ka diskutime dhe gjithçka do të merret me kohë, do ta merrni vesh me kohë. Por, unë besoj që opozita do të reflektojë që kandidatja jonë do të jetë kryetare e kuvendit dhe do të votojnë edhe ato katër vota që ne kemi nevojë”, shtoi Bajqinovci para mediave.

Derisa u pyet nëse Glauk Konjufca do të propozohet për kryeparlamentar, Bajqinovci mohoi një gjë të tillë.

“Jo janë fjalë kështu më shumë të mediave… Absolutisht të gjithë jemi të kënaqur por unë mendoj që gjithçka do të reformohet në aspektin që mund të kemi pjesë të qeverisë edhe zotëri Konjufca”, përfundoi ai.

Në vazhdimin e seancës së sotme, e nominuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, mori vetëm 54 vota nga 61 të nevojshme.