Berisha me propozim: Kërkojmë nga Përparim Rama me zgjedh një shesh edhe me ia lënë emrin e Trump- që të mos na harrojnë
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, deklaroi se e kanë një propozim si grup parlamentar për të parin e kryeqytetit, Përparim Rama që të zgjedhë një shesh për t’ia vënë emrin e presidentit amerikan Donald Trump. Kjo sipas tij, të bëhet “në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojnë miqtë tanë ndërkombëtarë, sepse ne…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, deklaroi se e kanë një propozim si grup parlamentar për të parin e kryeqytetit, Përparim Rama që të zgjedhë një shesh për t’ia vënë emrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Kjo sipas tij, të bëhet “në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojnë miqtë tanë ndërkombëtarë, sepse ne s’jemi të zotë ta zgjedhim asnjë situatë politike në Kosovë”.
“Po shihet se kjo situatë nuk po mbaron. Po duket se këta liderët tanë janë mësuar vetëm dikush me i kap për krahi me iu thanë me bo kështu. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë. E kemi një propozim si grup parlamentar. Kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të zgjedh një shesh dhe t’ia vendos emrin e presidentit Donald Trump, që të angazhohen dhe të mos na harrojnë. Pasi siç duket ne nuk jemi të zotet të zgjedhim asnjë situatë”, potencoi ai.
Kështu deklaroi Berisha pas përmbylljes së seancës së sotme konstituive në Kuvend, ku sërish dështoi tentativa e LVV-së për ta zgjedhur për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun./Lajmi.net/