Arrestohet në Mitrovicë i dyshuari për vjedhje të veturës në Prishtinë
Policia në Mitrovicë mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të një veture në Prishtinë. Siç ka bërë të ditur Policia, rreth orës 22:00, derisa një njësi policore kishte qenë në një pikë kontrolli në Mitrovicë, kishin vërejtur automjetin për të cilin ishte dhënë njoftimi se ishte i vjedhur në Prishtinë. “Zyrtarët policorë…

Lajme
Policia në Mitrovicë mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të një veture në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur Policia, rreth orës 22:00, derisa një njësi policore kishte qenë në një pikë kontrolli në Mitrovicë, kishin vërejtur automjetin për të cilin ishte dhënë njoftimi se ishte i vjedhur në Prishtinë.
“Zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë automjetin, mirëpo ngasësi nuk ishte ndaluar në urdhrin e Policisë, por kishte vazhduar me shpejtësi të madhe, kështu që njësia policore ishte vënë në ndjekje të automjetit dhe pas një kohe kanë arritur që të ndalojnë automjetin në fshatin Vllahi të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se vetura pas procedurave i është kthyer pronarit.