Deputeti i VV-së e pranon që as sot nuk i kanë votat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka pranuar se as për seancën e sotme se nuk kanë më shumë vota se në seancat e kaluara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku e propozuar është Albulena Haxhiu. Ajo në gjashtë tentime nuk ka marrë votat e mjaftueshme, 57 vota për mori në seancën e së…

Lajme

29/04/2025 08:14

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka pranuar se as për seancën e sotme se nuk kanë më shumë vota se në seancat e kaluara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku e propozuar është Albulena Haxhiu.

Ajo në gjashtë tentime nuk ka marrë votat e mjaftueshme, 57 vota për mori në seancën e së dielës.

Rexhaj ka thënë se pret që të martën të ketë zhvillime të reja duke shpresuar në reflektim të partive opozitare, që sipas tij nuk duhet ta bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

“Kemi ata numra që kemi pas në seancën e kaluar 57, dhe kjo tashmë është e ditur . Ne konsiderojmë se edhe opozita ta luaj rolin e vet konstruktiv që të kalojmë në këtë 15 ditshin ku subjekti i parë brenda kësaj kohe duhet ta formojë qeverinë. Aty e shohim nëse i kemi numrat apo jo. Në këtë kuptim mendoj që nesër mund te kemi një situatë të re dhe kjo duhet të jetë në frymën e bashkëpunimin”, ka thënë ai mbrëmë në Tëvë1.

Rexhaj duke folur për kërkesën e opozitës për ndërrim të kandidates për kryeparlamentare, ka thënë se kjo nuk është fontin dëshirash.

Ai ka thënë se e drejta e propozimit u takon atyre dhe se kandidate për kryetare të Kuvendit do të jetë Albulena Haxhiu, e që sipas tij, ajo shumë shpejtë do të jetë edhe kryepralmentare që do t’i hedh poshtë të gjitha tezat e ngritura kundër saj.

“Është diskutua shumë në kuptimin e fontan dëshirave të subjekteve të tjera, qe ne ta ndërrojmë kandidaten dhe ta vendosim dikë tjetër por mos të harrojmë se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë. Asnjëherë nuk e kemi parë në rolin e parlamentare dhe së shpejti do ta shohim edhe në këtë rol dhe tezat e atyre që çfarë kanë deklaruar do të hidhen poshtë”, ka thënë Rexhaj.