Tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e Carlo Ancelottit
Carlo Ancelotti (65) është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madrid. Prej javësh, mediat spanjolle kanë raportuar për një largim të mundshëm të italianit, ndërsa spekulimet u shtuan pas humbjes ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit. Ancelotti e ka drejtuar Realin në dy periudha: nga viti 2013 deri në 2015 dhe nga…

Sport
Carlo Ancelotti (65) është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madrid. Prej javësh, mediat spanjolle kanë raportuar për një largim të mundshëm të italianit, ndërsa spekulimet u shtuan pas humbjes ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.
Ancelotti e ka drejtuar Realin në dy periudha: nga viti 2013 deri në 2015 dhe nga viti 2021 deri më sot. Gjatë karrierës së tij në Madrid, ai ka fituar 15 trofe dhe ka udhëhequr disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.
Ndonëse njihet si një trajner i dashur nga lojtarët, mediumi Defensa Central shkruan se tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e tij. Në artikullin me titull” “Tre lojtarë të Real Madrid do të festojnë largimin e Ancelottit”, përtmendohet për sulmuesit e rinj Endrick (18 vjeç), Arda Güler (20 vjeç) dhe Brahim Díaz (25 vjeç).