Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e vendndodhjes së Miftar Dobrajt nga Peja, i dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e vendndodhjes së Miftar Dobrajt nga Peja. Ai dyshohet për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të…

Lajme

28/04/2025 15:47

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e vendndodhjes së Miftar Dobrajt nga Peja.

Ai dyshohet për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]