Shpëtimi i pesë bjeshkatarëve në Malet e Sharrit e gjetja e fëmijës së zhdukur në Gjilan – ShKShMK jep detaje nga dy operacionet e mbrëmshme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë detaje nga dy operacionet e mbrëmshme që kanë realizuar, njëri në Malet e Sharrit e menjëherë mes tij edhe kërkimi i fëmijës së zhdukur në Gjilan. ShKShMK ka thënë se pesë bjeshkatarë ishin bllokuar në mjegull dhe mot të ligë gjatë zbritjes nga kreshta në mes të…

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë detaje nga dy operacionet e mbrëmshme që kanë realizuar, njëri në Malet e Sharrit e menjëherë mes tij edhe kërkimi i fëmijës së zhdukur në Gjilan.
ShKShMK ka thënë se pesë bjeshkatarë ishin bllokuar në mjegull dhe mot të ligë gjatë zbritjes nga kreshta në mes të majës së Bistrës dhe Guzhbabës.
Sipas tyre, ata fillimisht kishin problem me terrenin e mbuluar me borë dhe mungesë të pajisjeve adekuate, pastaj edhe me vonesë janë nxënë nga moti i keq që ka mbizotëruar në zonën tonë e cila ka vështirësuar tejmase orientimin e tyre duke krijuar panik në grup.
“Falë sistemit të aplikacionit nga ShKShMK është arritur lokalizimi i shpejtë i pozicionit të tyre, dhe janë këshilluar për hapat e tjera. Pa humbur kohë ekipet tona të përbërbërë nga disa stacione të ShKShMK në koordinim me autoritet shtetërore janë nisur drejt lokacionit . Në një kohë rekorde është arritur takimi me grupin, të cilët fatmirësisht nuk kanë patur lëndime,përveç se kanë qenë të rrezikuar seriozisht nga rrëshqitja në faqe malore dhe hipotermia e problemet e tjera nga moti i ligë. Shpëtuesit malor kanë evakuar ekipin e bjeshkatarëve në një vend të sigurt, duke i këshilluar ata për siguri në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e tyre.
Ata kanë dhënë detaje edhe nga operacioni i kërkimit të fëmijës në Gjilan, shkruan lajmi.net.
“I njëjti ekip i ShKShMK me ekipe të tjera mbështetëse është nisur në drejtim të zonës ku kërkohej ndihmë. Me të arritur atje , sapo ka filluar operacioni ka ardhur lajmi se fëmija është lokalizuar në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Nga ShKShMk, kanë falënderuar të gjithë ata që ishin angazhuar në këto operacione. /Lajmi.net/
Postimi i tyre i plotë: