Hudhet aktakuza për zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj Nagip Krasniqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, duke hudhur aktakuzën dhe pushuar procedurën penale për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. Kurse, për pikat tjera të aktakuzës janë rikualifikuar veprat penale në…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, duke hudhur aktakuzën dhe pushuar procedurën penale për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. Kurse, për pikat tjera të aktakuzës janë rikualifikuar veprat penale në një vepër penale në vazhdim “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro, raporton “Betimi për Drejtësi“‘.
Përmes aktvendimit të 23 prillit 2025, Themelorja ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtësit të Krasniqit, avokatit Virtyt Ibrahimaga, duke hudhur pikën VI të aktakuzës së Prokurorisë Speciale dhe pushoi procedurën për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.
Në këtë pikë, Krasniqi akuzohej se ka zbuluar fshehtësi zyrtare lidhur me procedurat e prokurimit të cilat po zhvilloheshin në KEK, duke i ndarë me personin jozyrtar- Dejona Mihalin.
Sipas vendimit, për pikat I deri V të aktakuzës, janë rikualifikuar veprat penale, kurse pjesa tjetër e kundërshtimit të parashtruar nga avokati Ibrahimaga, refuzohet si i pabazuar.
“Rikualifikohen veprat penale për të cilat akuzohet Nagip Krasniqi nga pika I deri V е aktakuzës: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, parashikuar nga nenin 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, në një (1) vepër penale, në vazhdim: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, parashikuar nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në vendim.
Andaj, sipas Gjykatës, pasi aktakuza të konisderohet e konfirmuar, shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale në
raport me Krasniqin do të zhvillohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31, e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.
Ndërsa, është refuzuar si e pabazuar kërkesa për hudhjen e aktakuzës, e paraqitur nga mbrojtësi i të akuzuarit Isuf Zejna, avokati Artan Qerkini.