Putin shpall armëpushimin treditor të Rusisë në Ukrainë nga 8 maji

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë. Kremlini ka thënë se armëpushimi do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj – që përkon me festimet e fitores për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore. Në një deklaratë thuhet se Putin e shpalli…

Bota

28/04/2025 14:13

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë.

Kremlini ka thënë se armëpushimi do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj – që përkon me festimet e fitores për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Në një deklaratë thuhet se Putin e shpalli armëpushimin “bazuar në konsiderata humanitare”, raporton BBC, njofton lajmi.net. 

Ukraina nuk është përgjigjur ende.

Një përkthim i deklaratës thoshte: “Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull.

“Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive.

Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për bisedime paqeje pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë.

Kremlini njoftoi një armëpushim të ngjashëm 30-orësh gjatë Pashkëve, por ndërsa të dyja palët raportuan një rënie në luftime, ata akuzuan njëri-tjetrin për qindra shkelje.