Prattipati viziton Shterpcën, u takua me Jevtiqin
Mëngjesin e sotëm, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Amerikës në Kosovë Anu Prattipati ka vizituar Komunën e Shterpcës. Në një njoftim të Ambasadës amerikane thuhet se ajo zhvilloi një takim të parë zyrtar me kryetarin e komunës, Dalibor Jevtiq. Gjatë takimit, thuhet se ata diskutuan për mbylljen e fundit të disa institucioneve në…

Lajme
Mëngjesin e sotëm, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Amerikës në Kosovë Anu Prattipati ka vizituar Komunën e Shterpcës.
Në një njoftim të Ambasadës amerikane thuhet se ajo zhvilloi një takim të parë zyrtar me kryetarin e komunës, Dalibor Jevtiq.
Gjatë takimit, thuhet se ata diskutuan për mbylljen e fundit të disa institucioneve në këtë komunë.
Në këtë rast, Prattipati theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për një Kosovë multietnike që plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të saj.
Ajo gjithashtu riafirmoi angazhimin e SHBA-së për të mbështetur zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës, si një shoqëri ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë.