Kujtohet Bajram Çerkinaj në Ditën Kombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë
Në Ditën Kombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me forcë, u kujtua Bajram Çerkinaj i cili vdiq pa ditur se ku ndodhet djali i tij. Aty u mbajt një minutë heshtje në kujtim të jetës dhe angazhimit të tij. Mërgim Memoviq nga Qendra Burimore për personat e zhdukur tha se koha po e rëndon dhimbjen. “Për…

Lajme
Në Ditën Kombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me forcë, u kujtua Bajram Çerkinaj i cili vdiq pa ditur se ku ndodhet djali i tij. Aty u mbajt një minutë heshtje në kujtim të jetës dhe angazhimit të tij.
Mërgim Memoviq nga Qendra Burimore për personat e zhdukur tha se koha po e rëndon dhimbjen.
“Për neve si qendër kjo datë sot është edhe më e vështirë për ta përkujtuar sepse sot nuk e kemi shtyllën e organizatës sonë, nuk e kemi figurën që e ka nisur këtë çështje, nuk ndodhet baca Bajram Çerkinaj. Një figurë e cila u bë simbol për të vërtetën, baca Bajram bashkë me urtësinë e tij ishte ballë deri në frymën e fundit. Baca Bajram nuk e jetoi jetën vetëm me dhimbjen e tij, por me dhimbjen e mijëra familjeve”, u shpreh ai.