Disa klasë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë u vërshuan nga shiu, drejtori i Arsimit thotë se po mundohen të ketë humbje minimale për nxënësit

Shiu që ra dje në Prishtinë, është bërë shkaktar që disa klasë në shkollën “Ismal Qemali” në kryeqytet të vërshohen dhe që sot të pengohet zhvillimi normal i procesit mësimor. Në lidhje me këtë ka dhënë detaje drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini i cili ka thënë se falë reagimit të menjëhershëm të stafit…

Lajme

28/04/2025 11:18

Shiu që ra dje në Prishtinë, është bërë shkaktar që disa klasë në shkollën “Ismal Qemali” në kryeqytet të vërshohen dhe që sot të pengohet zhvillimi normal i procesit mësimor.

Në lidhje me këtë ka dhënë detaje drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini i cili ka thënë se falë reagimit të menjëhershëm të stafit të shkollës, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Kryeqytet, situata u menaxhua me shpejtësi për të ndalur rritjen e nivelit të ujit.

“Klasat janë duke u pastruar sot nga mirëmbajtësit e shkollës, dhe të tjerë nga shkollat tjera që iu shkuan në ndihmë. Brenda ditës uji do të largohet në tërësi, do të kryhet dezinfektimi, dhe katër klasat e prekura do të kthehen në funksion të plotë sa më shpejtë të jetë e mundur. Sa i përket procesit mësimor, drejtoria e shkollës është duke kryer ri-organizimet e brendshme në mënyrë që të ketë humbje sa më minimale për nxënësit”, ka shkruar Shahini.
Ai ka falënderuar të gjithë për ndihmën në menaxhimin e kësaj situate. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: