Tjetër sukses i jashtëzakonshëm i Donjeta Sadikut

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Brussels Capital”. Boksierja kosovare po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare. Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë. Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg. Është ky turneu i…

Sport

28/04/2025 09:21

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Brussels Capital”.

Boksierja kosovare po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare. Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë.

Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.

Është ky turneu i parë nën drejtimin e “Ëorld Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.

Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.