Shpërthejnë grushtet në Prizren, sulmohet basketbollisti i Pejës nga tifozët vendas
Është ndërprerë sfida mes Bashkimit dhe Pejës pesë sekonda para fundit të saj. Rezultati ishte 84:78 për skuadrën vendase, derisa kanë filluar përleshjet në palestrën Sezai Surroi në Prizren. Kanë qenë disa tifozë vendas që ishin ulur në parket që kanë goditur basketbollistin e Pejës, Marques Townes. Ka qenë klubi pejan që ka reaguar në…

Sport
Është ndërprerë sfida mes Bashkimit dhe Pejës pesë sekonda para fundit të saj.
Rezultati ishte 84:78 për skuadrën vendase, derisa kanë filluar përleshjet në palestrën Sezai Surroi në Prizren.
Kanë qenë disa tifozë vendas që ishin ulur në parket që kanë goditur basketbollistin e Pejës, Marques Townes.
Ka qenë klubi pejan që ka reaguar në faqen zyrtare, derisa kanë raportuar se Townes është goditur me grushte pas kokës.
Reagimi i plotë nga KB Peja:
5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushte pas kokës.
KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme.