Vërshimet në Pejë, drejtori për Shpëtim: Situata është stabile, kanalet kanë hyrë në vendin e vet
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, ka folur për situatën që është në këtë qytet pas disa vërshimeve që ishin sot. Për Klankosova.tv, ai ka deklaruar se gjendja tani është në menaxhim, dhe se të gjitha ekipet emergjente kanë dalë dhe janë në vendin e ngjarjes. “Pas reshjeve intensive që…

Lajme
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, ka folur për situatën që është në këtë qytet pas disa vërshimeve që ishin sot.
Për Klankosova.tv, ai ka deklaruar se gjendja tani është në menaxhim, dhe se të gjitha ekipet emergjente kanë dalë dhe janë në vendin e ngjarjes.
“Pas reshjeve intensive që i pati qyteti i Pejës, kemi pasë disa kanale që kanë dalë nga shtretërit e tyre. Në terren kanë dalë të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe të operatorëve ekonomikë që janë në Komunën e Pejës, dhe të gjithë të tjerët jemi në terren. Gjendja është stabilizuar, shiu është ndalur dhe kanalet kanë hyrë në vendin e vet”, ka thënë Gashi.