​Në Stagovë të Kaçanikut gjendet një mjet shpërthyes, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

Një mjet i pashpërthyer, i dyshuar nga koha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në Stagovë të Kaçanikut. Kanuk Veseli nga policia rajonale për Ferizaj, ka konfirmuar se mjeti i dyshuar shpërthyes është gjetur të shtunën, më 26 prill, në lagjen Teneqja. “Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të…

Lajme

27/04/2025 17:39

Një mjet i pashpërthyer, i dyshuar nga koha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në Stagovë të Kaçanikut.

Kanuk Veseli nga policia rajonale për Ferizaj, ka konfirmuar se mjeti i dyshuar shpërthyes është gjetur të shtunën, më 26 prill, në lagjen Teneqja.

“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”, ka thënë ai.

Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30 prill 2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme.